Katy Perry dhe Justin Trudeau prej disa kohësh janë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Ata së fundmi janë shfaqur për herë të parë së bashku në tapetin e kuq si çift.

Këngëtarja e famshme dhe ish-kryeministri kanadez morën pjesë në premierën e “Katy Perry: The Lifetimes Tour – Live from Paris”, si pjesë e Festivalit të Filmit Tribeca në Nju Jork.

Çifti eci dorë për dore në tapetin e kuq të hënën, më 8 qershor. Këngëtarja me famë botërore zgjodhi një fustan të bardhë ndërsa Justin Trudeau u shfaq me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë.

Burime pranë çiftit thonë se lidhja e tyre po bëhet më serioze, ndërsa të dy po përpiqen gradualisht t’i afrojnë familjet e tyre. Katy Perry ka një vajzë nga lidhja e saj me Orlando Bloom, ndërsa Trudeau ka tre fëmijë nga martesa e tij me Sophie Gregoire.