Një video e filmuar në Barcelonë të Spanjës është bërë virale në rrjetet sociale, pasi tregon momentin kur një hajdut xhepash tenton të grabisë një turist, por përfundon duke u përballur me reagimin e tij.
Pamjet, të publikuara më 6 gusht, tregojnë se si i dyshuari afrohet për të kryer vjedhjen, por turisti reagon menjëherë dhe e godet, duke e neutralizuar para syve të kalimtarëve.
Identiteti i turistit nuk është bërë publik, megjithatë në rrjetet sociale shumë komentues pretendojnë se ai është shqiptar. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë pretendim.

