Aktorja e famshme turke, Sıla Turkoglu, ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme me një markë ndërkombëtare xhinsesh, duke u bërë imazhi i saj i ri. Kontrata dyvjeçare do t’i sjellë aktores një përfitim prej rreth 1 milion eurosh, një hap i madh në karrierën e saj që e pozicionon në qendër të industrisë globale të modës.
Sıla Turkoglu, e njohur për rolin e Doas në serialin “Një dashuri”, është një nga aktoret më të dashura dhe të ndjekura nga miliona shikues të ekranit turk. Popullariteti i saj, sidomos tek të rinjtë, ka qenë një faktor vendimtar në zgjedhjen e saj nga marka prestigjioze.
Bashkëpunimi përfshin pjesëmarrjen e Sila-s në fushata reklamuese ndërkombëtare, duke e shndërruar atë në një nga figurat më të kërkuara të industrisë së modës. Ky hap konsolidon jo vetëm imazhin e saj si aktore, por edhe si influencuese e stilit dhe trendeve globale.
Fansat e saj tashmë presin me padurim të shohin fushatat e reja ku Sıla do të jetë protagoniste, duke e bërë atë një nga emrat më të përfolur edhe në modën ndërkombëtare.
