Luiz Ejlli, Krist Aliaj dhe Dea Mishel, janë banorët e vetëm që kanë mundur të rezistojnë 100 ditë brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Për këtë arsye, Vëllai i Madh u ka organizuar mbrëmë një festë, ku nuk mungoi torta me numrin 100 dhe shishet e shampanjës.
Teksa po bëheshin gati që të hapnin shampanjën që të tre banorët mbajtën nga një fjalim emocionues.
Dea Mishel u shpreh se ndihet e lumtur që ia ka dalë të qëndrojë 100 ditë brenda në shtëpi. Ajo tha se ndihet e lumtur edhe për të gjithë banorët që janë aktualisht në shtëpi, ndërsa falenderoi publikun për mbështetjen.
Kristi po ashtu falenderoi publikun për mbështetjen. Ai u shpreh se nuk ia kishte marrë mendja që do arrinte deri në këtë pikë të lojës.
Kristi falenderoi Dean dhe Luizin për të gjitha momentet e bukura dhe të këqija në këto 100 ditë.
Edhe Luizi u shpreh falenderues ndaj publikut, që e mbështeti atë dhe që e votoi për të arritur deri në këtë pikë të lojës.
Gjatë fjalimit të tij, ai i kërkoi falje të gjithë banorëve që kanë dalë nga shtëpia, për momentet që i ka bërë ata të ndihen keq dhe falenderoi Vëllain e Madh për këtë mundësi.
Por duke qeshur, Luizi shtoi se banorëve që janë akoma brenda nuk iu kërkon falje pa i nxjerrë nga shtëpia e BB VIP.