Rrëfimi i 100-vjeçarit Alec Penstone në Britani ka pushtuar rrjetin pasi deklaroi se “fitorja në Luftën e Dytë Botërore nuk ia vlejti”, duke shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen e sotme të Mbretërisë së Bashkuar. Penstone, i cili la punën në fabrikë për t’u bashkuar me Marinën Mbretërore dhe për të luftuar për lirinë e vendit të tij, kujtoi sakrificat e mijëra shokëve të tij që humbën jetën në luftë. “Shikoj me sytë e mendjes varret e bardha të miqve të mi dhe pyes veten, për çfarë sakrifikuan? Për këtë vend që kemi sot? Jo, më vjen keq, por nuk ia vlejti,” tha veterani, duke lënë të shtangur moderatorët Adil Ray dhe Kate Garraëay.
Kur u pyet të sqaronte deklaratën e tij, Penstone shtoi: “Ne luftuam për lirinë, por tani është shumë më keq se atëherë”. Komentet e tij pasojnë një sondazh të ri të Ipsos dhe King’s College London, i cili tregon rënie dramatike të krenarisë kombëtare dhe rritje të ndarjeve shoqërore nën qeverisjen e Sir Keir Starmer. Sipas studimit, tetë në dhjetë britanikë ndihen të ndarë si komb, një rritje prej dhjetë pikësh nga viti 2020. Vetëm 46% e qytetarëve ndihen “krenarë për vendin e tyre”, ndërsa në vitin 2020 ishin 56%.
Që nga shkurti i vitit 2022 kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, bota përballet me frikën e një përshkallëzimi të madh ushtarak që mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore. Tensionet janë rritur më tej me shkeljet e hapësirës ajrore nga avionë e dronë rusë në vende të NATO-s si Estonia, Polonia, Norvegjia e Danimarka duke ndezur edhe më shumë frikën e një konflikti global. Por tani, rrjetet sociale “po digjen” nga një teori konspirative, e cila pretendon se Lufta e Tretë Botërore do të nisë më 3 nëntor 2025. Pse pikërisht kjo datë?



