Shumë personazhe të famshëm përpiqen ta mbajnë jetën e tyre private larg vëmendjes së publikut.

Megjithatë, skandalet, sherret dhe polemikat në familjet e tyre shpesh kanë dalë në dritë, duke u komentuar gjerësisht. Nga Jennifer Aniston te Britney Spears e deri te familja Kardashian, më poshtë janë disa prej grindjeve më të bujshme familjare që kanë dominuar titujt ndër vite.

Hulk dhe Brooke Hogan

Në mars 2025, Linda Hogan zbuloi publikisht se vajza e saj Brooke nuk fliste më me ta, duke fajësuar ish-bashkëshortin Hulk Hogan për prishjen e marrëdhënieve familjare. Brooke reagoi duke deklaruar se ishte larguar nga prindërit për shkak të “abuzimit verbal, mendor dhe shpesh fizik”. Grindja ndikoi edhe në karrierën e Hulk Hogan, i cili në vitin 2015 humbi kontratën me WWE pas publikimit të një regjistrimi me komente raciste. Mësohet se baba e bijë janë pajtuar pak para vdekjes së tij.

Kelly dhe Amy Osborne

Kelly dhe Amy Osborne kanë pranuar se nuk flasin me njëra-tjetrën. Amy u largua nga shtëpia në moshën 16-vjeçare, për t’iu shmangur vëmendjes nga reality show, duke krijuar një distancë të thellë me motrat dhe vëllain e saj.

Matthew McConaughey dhe nëna e tij

Aktori zbuloi se për tetë vjet nuk kishte folur me nënën e tij, pasi ajo ndante detaje private me median. Marrëdhënia u përmirësua vetëm pasi ata punuan për të rindërtuar besimin.

Jennifer Aniston dhe Nancy Dow

Publikimi i librit të nënës së Jennifer Aniston në vitin 1999 prishi marrëdhëniet mes tyre për 15 vjet. Para vdekjes së prindërve të saj, Aniston ka thënë se i ka falur të dy.

Caitlyn dhe Kris Jenner

Memoaret e Caitlyn Jenner në vitin 2017 rikthyen tensionet e vjetra në familjen Kardashian-Jenner, duke shkaktuar reagime të forta nga Kris dhe fëmijët.

Priscilla Presley dhe Riley Keough

Pas vdekjes së Lisa Marie Presley, gjyshja dhe mbesa u përfshinë në një përplasje ligjore për pasurinë e saj. Marrëveshja u arrit në vitin 2023, me Riley si ekzekutore të vetme.

Britney dhe Jamie Lynn Spears

Pas përfundimit të kujdestarisë 13-vjeçare, Britney akuzoi familjen për abuzim emocional. Jamie Lynn publikoi librin e saj, duke ndezur një shkëmbim të ashpër publik mes motrave.

Jay-Z dhe Solange Knowles

Sherri në ashensor pas Met Gala 2014 u bë viral, megjithëse palët më pas kërkuan falje publike dhe e lanë pas incidentin.

Angelina Jolie dhe Jon Voight

Marrëdhënia mes Jolie dhe babait të saj ka qenë e tensionuar për vite me radhë, kryesisht për shkak të tradhtisë së tij ndaj nënës së aktores. Edhe pse janë afruar pas vitit 2007, raportet mes tyre mbeten të ndjeshme.

Eric dhe Julia Roberts

Julia Roberts për shumë vite ishte e distancuar nga vëllai i saj Eric, sidomos kur ai u përfshi në betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së tij, Emma. Marrëdhëniet u përmirësuan pas vitit 2004.

Kourtney dhe Kim Kardashian

Konfliktet mes motrave shpërthyen kur Kourtney vendosi të largohej nga reality show. Debatet publike madje u shndërruan në përplasje fizike në vitin 2020, edhe pse sot ato përpiqen të mbështesin njëra-tjetrën.

Candy dhe Tori Spelling

Pas vdekjes së Aaron Spelling, nëna e bijë u përfshinë në një konflikt për trashëgiminë, i cili u shoqërua me akuza publike dhe libra kujtimesh. Me kalimin e viteve, marrëdhënia e tyre duket se është zbutur.

Edhe pse fama sjell pasuri dhe sukses, këto histori tregojnë se jeta familjare e VIP-ave nuk është gjithmonë aq perfekte sa duket. Konfliktet, ndarjet dhe pajtimet janë pjesë e reales edhe në botën e yjeve. /Top Channel/