Ashton Kutcher ka shprehur vlerësim publik për ish-bashkëshorten e tij, Demi Moore, më shumë se një dekadë pas ndarjes së tyre. Aktori e lavderoi Moore gjatë promovimit të serialit të ri “The Beauty”, kur u pyet për ngjashmëritë mes projektit të tij dhe filmit të saj të suksesshëm të vitit 2024, “The Substance”.

Kutcher nuk i kurseu fjalët e mira për performancën e aktores, duke theksuar se ajo ka marrë meritat që i takojnë. “Para së gjithash, interpretimi i saj në ‘The Substance’ është vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Jam vërtet krenar për të, ishte fantastike,” u shpreh ai në një intervistë për Entertainment Tonight.

Në serialin “The Beauty”, të krijuar nga Ryan Murphy, Kutcher interpreton një personazh që zhvillon një ilaç revolucionar për bukurinë, i cili premton perfeksion fizik, por fsheh pasoja fatale. Ndërkohë, në filmin “The Substance”, Demi Moore luan një figurë publike në rënie, e cila përdor një substancë të paligjshme për të krijuar një version më të ri të vetes, me pasoja të rënda dhe të paparashikueshme.

Roli i ka sjellë Moore një sukses të madh kritik, duke i siguruar çmime si Golden Globe, Critics Choice dhe Screen Actors Guild, si dhe një nominim për Oscar.

Kutcher dhe Moore e nisën lidhjen e tyre në vitin 2003, u martuan dy vite më vonë dhe i dhanë fund martesës në vitin 2013. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të diferencës së moshës prej 15 vitesh mes tyre.

Vite më pas, aktori pranoi se kishte pasur ndjenja zemërimi ndaj Moore pas botimit të autobiografisë së saj në vitin 2019, “Inside Out”, ku aktorja foli hapur për momentet e vështira të marrëdhënies, përfshirë akuzat se ai e kishte nxitur të hiqte dorë nga maturia e saj shumëvjeçare.