Gjyshja e Nahel ka bërë thirrje për qetësi pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia.

“Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat,” tha Nadia për BFM TV.

“Po e përdorin Nahelin si justifikim”, thotë ajo, “Ne duam që gjërat të qetësohen”.
Por ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.