Sivarasa Anojan, 24 vjeç, shtetas nga Sri Lanka dhe me origjinë tamile, përballet me dënimin me vd*kje në Arabinë Saudite pas një çështjeje që lidhet me një shkëmbim komentesh në rrjetet sociale.

Rsti nisi pasi Anojan reagoi ndaj një postimi në rrjetet sociale që, sipas një organizate hindu, përmbante komente fyese ndaj perëndisë Shiva. Gjatë debatit online, ai mësohet se bëri një koment për të cilin më pas u paraqit një ankesë pranë autoriteteve saudite.

Organizata Hindu Munnani ka kërkuar ndërhyrjen e Zëvendëskomisionit të Lartë të Sri Lankës në Chennai, si edhe ndihmën e qeverisë indiane, për të parandaluar ekzekutimin e vendimit.

Sipas organizatës, 24-vjeçari kishte kërkuar publikisht falje për komentin e tij. Megjithatë, më 15 korrik ai u dënua fillimisht nga Gjykata Penale Al-Ahsa me pesë vite burg dhe një gjobë prej tre milionë rialësh sauditë, në bazë të ligjit saudit kundër krimit kibernetik.

Rreth tre ditë më parë një gjykatë më e lartë saudite e ndryshoi dënimin, duke vendosur dënimin me vdekje. Përfaqësuesit e Hindu Munnani kanë dorëzuar një peticion pranë përfaqësisë diplomatike të Sri Lankës, duke kërkuar pezullimin dhe anulimin e vendimit.