Eftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë Alketa Vjesiu, një nga prezantueset e para të Top Albania Radio. Në këtë 27-vjetor të TAR, Alketa është kthyer pas në vite duke kujtuar fillimet e saj në radion më të dashur shqiptare…
Si e kujton atë periudhë?
Kohë shumë të bukura, kohë ëndërrimesh. Vazhdoj të ëndërroj, sepse njeriu po nuk ëndërroi vdes, por atëherë ëndrrat ishin shumë të bukura se ishin të paarritshme. Tani (Hoxha) na thoshte që ka krijuar këtë kuti magjike për të rinjtë shqiptarë. Sepse Top Albania Radio ishte për të gjithë të rinjtë.
Kisha shumë nevojë të punoja, isha 14 vjeç, doja të ndihmoja familjen. Edhe më thonin që Top Albania Radio kishte rroga shumë të mira (qesh). Pastaj 19 vjeç bleva shtëpinë e parë. Rroga e parë e imja ka qenë 500 mijë lekë të vjetra atëherë.
Kam qenë prezantuesja e parë e “Goodmorning Albania”, lexoja shtypin. Është emisioni i parë që më është ngatërruar goja (qesh). Bëja prova para pasqyrës, shënoja fjalët që nuk dija, dëgjoja prezantuesit e tjerë, gjithmonë studioja.
Tani funksiononte me audicione, unë kam bërë audicion. E mbaj mend dhe veshjen time që kisha atëherë. U ula dhe më dhanë një listë me 10 tituj dhe i prezantova në mënyrë spontane. M’u propozua që të filloja menjëherë punë.
E pyetur se cilin do të veçonte ajo si zërin më të mirë në radio, Alketa u shpreh:
Gerta Heta, zëri më i bukur radiofonik shqiptar.
Dashuria jote më e madhe është për radion apo për televizionin?
Për radion. Jam 100% e sigurt që dashuria ime e parë është radio. Vdes për radion./TAR