Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi, duket se ka një surprizë të madhe për publikun. Këtë e ka zbuluar vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4” ka ndarë një foto bardhezi në “Instastory”, ku ajo shfaqet në një studio muzikore. Rozana është duke punuar për projektet e saj të radhës.

“Po vij me 3 histori jete. Së shpejti”, ka shkruar Radi bashkëngjitur kësaj poze, e cila menjëherë ka ngjallur edhe më shumë kuriozitetin te ndjekësit e saj.

Artistja nuk ka zbuluar detaje të tjera, por ka lënë të kuptohet se është duke duke përgatitur diçka më shumë sesa thjesht këngë, tre histori jete që pritet të prekin publikun.