Në këtë edicion të dytë të “Big Brother Vip Albania” janë bërë pjesë disa ish-konkurrente të “Për’puthen.” Mikela Pupa, Efi Dhedhes dhe Tea Trifoni, u bënë pjesë e këtij reality-show, pas emisionit të dashurisë.
Së fundmi autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, është pyetur nga ndjekësit e saj në “Instagram” se kush mendon se do të jetë lojtare më e fortë mes Teas, Efit dhe Mikelës. Olsa ka vendosur të japë një përgjigje të thjeshtë duke mos zgjedhur asnjërën. “T’i shohim”, ka shkruar Olsa në “Instastory”.
Kujtojmë se Mikela dhe Efi u futën në “Big Brother Vip” si një konkurrente e vetme. Mirëpo mbrëmjen e djeshme të spektaklit u transmetua një klip, ku Efi shprehej se dëshiron të “ndahet” nga Mikela.
Kjo e fundit vendosi gjithashtu që të ndahet nga Efi dhe tashmë dy ish-konkurrentet e “Për’puthen” do të funksionojnë si dy banore të ndryshme. Ndërkohë biletën e kthimit Efi vendosi që ta marrë Mikela.