Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka zbuluar përmes postimeve në “Instastory” se çfarë i ka ndodhur gjatë një udhëtimi me makinë.
Këngëtarja e njohur tregon se ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe ka humbur për 3 orë nëpër malet e Malit të Zi.
“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë”, shkruan Egli në postimin e saj të parë.
Më pas Tako ka publikuar një fotografi ku zbulon se e ka shprehur teksa kishte aritmi për disa sekonda. Ajo shton se e ka bërë foton që ta kishin kujtim njerëzit e dashur në rast se nuk e gjente rrugën.
“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta patur kujtim njerëzit e dashur në rast se nuk e gjëja rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot”, vijon këngëtarja.
Ndërsa në postimin e fundit ajo ka publikuar një foto ku tregon se tani është në destinacionin e saj:
“Sirena arriti në det sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Vdes për tokën. Më jep siguri kur i kam këmbët në tokë. Nëse më jep siguri, jam e jotja përgjithmonë. Kujdes rrugës bebushaaa”.