Nuk janë të pakta rastet ku yjet e televizionit, apo personat e famshëm bien pre e grabitjeve në shtëpitë e tyre.
Së fundmi kjo i ka ndodhur dhe aktorit Roberto De Niro, në shtëpinë e të cilit ka hyrë një grua me qëllim për të grabitur para dhe sende me vlerë.
Sipas mediave të huaja, një 30-vjeçare e quajtur Shanice Aviles u arrestua pasi hyri në shtëpinë e aktorit, duke tentuar të vidhte dhuratat që ndodheshin poshtë pemës së Krishtlindjes.
Aviles ishte prej kohësh nën vëzhgim nga zyrtarët e policisë së Nju Jorkut, pasi më herët ishte dënuar për raste të tjera vjedhjesh, kur rreth orës 3 të mëngjesit ajo hyri në shtëpinë e De Niros.
A woman allegedly broke into actor Robert De Niro’s Upper East Side townhouse early this morning and began snatching up Christmas presents from under his tree, according to police. https://t.co/NKH6W0a0oE
— ABC News (@ABC) December 19, 2022
Autoritetet e panë atë të hynte në shtëpinë e De Niros dhe e ndoqën atë. Më pas ajo u gjet duke u përpjekur të merrte dhuratat e De Niros dhe t’i vendoste në një qese. Ajo gjithashtu hapi iPad-in e aktorit dhe e përdori atë.
Ylli 79-vjeçar i Hollivudit ndodhej në banesë në këtë moment, dhe u zgjua nga rrëmuja, ndërsa policia deri në atë moment nuk e dinte se shtëpia që po grabitej ishte e tija. Megjithatë nuk është bërë e qartë nëse 30-vjeçarja e njihte të zotin e shtëpisë.