Pasi mori një ngritje në detyrë, Gao Guanhui punonte 16 orë në ditë pa ditë pushimi, duke koduar, duke menaxhuar ekipin e tij dhe duke komunikuar me klientët, të gjitha njëkohësisht.

Ai arrinte të flinte vetëm 4-6 orë në ditë. Të dielën, 32-vjeçari nga Kina iu ankua bashkëshortes për mënyrën se si ndihej, më pas humbi ndjenjat dhe ndërroi jetë në spital nga një atak kardiak.

Ndërsa mjekët po përpiqeshin ta shpëtonin, kolegët e tij e shtuan në një bisedë të re pune dhe kërkuan prej tij që të kryente detyra urgjente.