Në qytetin piktoresk Knaresborough, në veri të Anglisë, një 34-vjeçar ka vendosur të sjellë pak më shumë gëzim në jetën e banorëve, pas një viti të vështirë ekonomik.
Christian Ogley, pronar i lokalit Blind Jack’s, ka shpenzuar rreth 6 mijë dollarë për të krijuar një dekorim spektakolar të Krishtlindjeve, me mbi 10 mijë drita, një pemë festive pesë metra të lartë dhe zbukurime që mbulojnë të gjithë ndërtesën dykatëshe.
I ndihmuar nga shtatë punonjës dhe klientë të rregullt, ai punoi për një javë për realizimin e dekorimeve, ndërsa idenë e kishte nisur ta planifikonte që në janar.
Ogley tregon se frymëzimin e mori nga udhëtimet në Nju Jork dhe Irlandë, ku kishte parë ndërtesa të zbukuruara në mënyrë madhështore për festat. Megjithatë, qëllimi i tij nuk ishte të tërhiqte thjesht vëmendjen, por t’u jepte banorëve një arsye për të buzëqeshur.
Banorët e kanë pritur me entuziazëm nismën, duke fotografuar dekorimet dhe duke i shpërndarë në rrjetet sociale. Pronari shpreson që kjo të kthehet në një traditë të përvitshme, që do t’i bashkojë njerëzit në atmosferën e festave.

