Sipërmarrësja australiane Monique Jeremiah ka arritur të fitojë 500 paund në muaj duke dhënë me qira anën tjetër të shtratit të saj për njerëz që nuk i njeh fare. Ajo ka mundur të fillojë biznesin e saj, një kompani modelimi, e cila është “karriera e saj e ëndrrave”.

Sipërmarrësja ka dhënë me qira gjysmën e dyshekut të saj për 500 paund në muaj, të cilin ish-i i saj e kishte zënë më parë për dy vjet. Ajo mund të mbledhë kështu para dhe mendon se kjo është ide e përkryer për të pasi “nuk është kurrë vetëm”. Shtrati është i shkëlqyeshëm për njerëzit që janë në gjendje të shkëputen emocionalisht dhe të flenë pranë një personi tjetër në një mënyrë krejtësisht të respektueshme dhe jo të lidhur.

Është situata perfekte, veçanërisht nëse jeni një sapioseksual, si unë, dhe preferoni shoqërinë mbi intimitetin fizik. Duhen dy njerëz që respektojnë hapësirën, vlerat dhe kufijtë e njëri-tjetrit. Është njësoj si të ndash një dhomë me dy krevate; vetëm se në këtë rast flemë në të njëjtin shtrat së bashku, kështu që patjetër dëshironi një krevat të madh dhe shumë hapësirë në dhomë për ta bërë atë të vlefshëm.

Klienti i saj i parë ishte dikush që ajo tashmë e njihte dhe kjo e bëri biznesin e saj të fillojë me shpejtësi. Ajo shtoi: “Të jesh një sipërmarrës është tashmë një udhëtim i vetmuar ndërsa ndërton një kompani, kështu që pse të flesh vetëm kur mund të flesh me një shoqërues, me dikë me të njëjtën disiplinë ndërsa fiton para në gjumë?”, thotë ajo.