Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy prej ish-banorëve më të komentuar nga edicioni i dytë i “Big Brother VIP”. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë.

Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Së fundmi, dashuria e tyre ka kaluar në një tjetër nivel. Një nxënëse 14-vjeçare, Esmeralda Memishaj, ka shkruar një libër që e ka titulluar “Në mes të kaosit” dhe flet pikërisht për historinë e tyre të dashurisë.

Madje kopertina e librit ka fotografinë e dyshes, gjatë ceremonisë së dasmës, e organizuar në natën finale të “Big Brother VIP 2”.

Mëngjesin e sotëm, Memishaj ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku rrëfeu nga çfarë u frymëzua për të shkruar këtë libër. Ajo gjithashtu tregoi edhe për takimin me fituesin e BB VIP 2.

Pjesë nga intervista:

Blendi: Ti e ke takuar Luizin pasi e ke publikuar librin?

Esmeralda: Po

Blendi: Dhe ia ke dhënë?

Esmeralda: Po ja dhashë librin. E falënderova. Në ato momente isha shumë e emocionuar, fillova të qaja nga emocionet. Luizi si e ka ‘çfarë ke moj zemër’.

Blendi: Për çfarë e falënderove Luizin?

Esmeralda: E falënderova se më dha mundësinë që t’a takoja

Blendi: Pse ia kërkove mundësinë dhe ai pranoi të të takonte?

Esmeralda: Po

Neada: Thonë që është e vështirë të takosh Luiz Ejllin, po në këtë rast nuk e di se si e ke gjetur ti rrugën

Esmeralda: Në fillim kontaktova me Petrinën, menaxheren e tij, të cilën e falenderoj shumë pasi më dha një ndihmë shumë të madhe. Më dha një numër kontakti të Luizit dhe kontaktova me të. Luizi ishte i gatshëm për të takuar persona dhe fansa të tij që e mbështesin.

Enxhi: Historia e dashurisë është e Kiarës dhe Luizit, e ti ke kërkuar të takosh vetëm Luizin, jo Kiarën.

Esmeralda: Patjetër që dëshira ishte e madhe ti takoja të dy, por edhe pse takova vetëm Luizin, është njëjtë sikur të kisha takuar edhe Kiarën. Gjithsesi jam ‘team LuKi’.

Blendi: Ia dhe një kopje të librit Luizit?

Esmeralda: Po

Blendi: Do e ketë lexuar?

Esmeralda: Mund t’a ketë lexuar