Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP 5” ka trazuar ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t ka ngacmuar banorët me gjërat që kanë ndodhur deri më tani aty brenda.
Luizi duke komentuar ‘çiftet’ që nuk po krijohen, i sugjeron Juelës që të bëjë dasmë me Stenaldon në shtëpinë e BBV 5. Ai shtoi se do ti japë unazën e tij të dasmës që t’ia japë banorit.
Teksa Juela po i thoshte se është gabim, këngëtari i kthehet “kështu më tha edhe Kiara të duhen 3 Big Brother, po sot është mami i Lunës. Mos bëj trr trr se i bën 4 fëmijë shpejt ky”.
Më herët teksa po flisnin bashkë, Juela i tha se ka dëshirë që të merret me këngën, si dhe nga ana personale dëshironte 4 fëmijë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Kjo unaza në gisht është e martesës, unë do ta jap ty me ia dhënë Stenaldos
Baby G: O zemër a do martohesh me Stenaldon, po apo jo?
Stenaldo: Ça i thoni vajzës, lëreni vajzën
Luizi: A di pse? Po vjen 14 shkurti. Mateo ia mbushi pishinën plot trëndafila dhe ajo mori bolin, çifti i parë. Këtej nuk po merret gjë vesh, herë e kam vajzë, e herë grua, iku dhe i dyti.
Juela: Po nuk jemi çift
Luizi: Pikërisht se nuk jeni çift
Juela: Po ne duhet të jemi me patjetër çift
Luizi: Jo, ju duhet të martoheni pastaj lindin gjërat pastaj. Mua Kiara më ka puthur veç në dasmë, vetëm ditën kur jemi martuar.
Juela: Je duke gabuar djalë i dashur
Luizi: Kështu tha edhe Kiara, të duhen 3 “Big Brother”, tani është mami i Lunës. Mos bëj trr trr se i bën 4 fëmijë shpejt.