Një 47-vjeçar në Evosmos të Selanikut vendosi të zhvishej dhe t’i tregonte organet gjenitale psikologes. Incidenti i pazakontë ndodhi brenda zyrës së psikologes në Evosmos, ku 47-vjeçari kishte shkuar pas një takimi të paracaktuar.
Burri 47-vjeçar hyri në zyrën e psikologes së tij dhe në vend që të ulej në divan e të fliste, u zhvesh dhe i tregoi asaj organet gjenitale. Psikologia e trajtoi me qetësi situatën, duke i kërkuar 47-vjeçarit të vishej, por ai nuk iu bind dhe përfundimisht u largua nga zyra. Psikologia bëri menjëherë denoncim në policinë greke, duke çuar në arrestimin e 47-vjeçarit dhe nisjen e procedimit penal ndaj tij.


