Tara Jayne ka shpenzuar mbi 250 mijë dollarë për procedurat kozmetike në të kaluarën, pasi dëshironte që të dukej si “kukull Barbie njerëzore”.
Muajin e kaluar, ylli i Botched dukej në super formë teksa kryente punën e saj në Melburn, teksa u shfaq e veshur e gjitha në rozë dhe duke mos i lënë vend imagjinatës.
33-vjeçarja mbante veshur reçipeta që me zor i mbulonin gjoksin si dhe një palë pantallona transparente që i tregonin të brendshmet. Ajo dukej në humor ndërsa shëtiste dhe më pas u ul në një stol.
“Daily Mail” shkruan se ajo tani peshon 45 kilogramë dhe i është ndaluar që të bëjë më operacion në Australi, për shkak të pamjes së saj ekstreme.
Në të kaluarën, ajo ka kryer pesë ndërhyrje për të rritur gjoksin, gjashtë operacione për hundën dhe botoks e filler pafund. Por edhe pse e ka të ndaluar që të bëjë ndërhyrje të tjera, Tara ka zbuluar se do të shkojë në Stamboll më vonë gjatë vitit për një procedurë tjetër kozmetike.
Jayne ka treguar se do të bëjë ndërhyrje për ngritjen e fytyrës dhe zmadhimin e gjoksit. Por jo vetëm kaq, pasi ka vendosur që t’i nënshtrohet një procedure të re kirurgjikale për të ndryshuar përgjithmonë ngjyrën e syve.