Në një intervistë të fundit të dhënë për programin radiofonik amerikan “The Breakfast Club”, 50 Cent ka fyer rëndë Puff Daddy-n, të njohur edhe si Sean Combs, i cili në vitet e fundit e ka ndryshuar pseudonimin të paktën katër herë. “Puffy është ndoshta destinacioni ideal për të gjithë ata që nuk shkojnë gjëkund,” ka thënë ai me ironi, duke lënë të kuptohet se fansat e këngëtarit janë njerëz po aq të pavendosur sa i preferuari i tyre Puff Daddy. Ndërkaq reperi i famshëm ka vazhduar të “sulmojë” edhe kolegë të tjerë, duke e drejtuar vëmendjen edhe te Kanye West.