E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Shqipe Hysenaj, për të folur për udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planet e saj të ardhshme, por dhe mbi jetën private…
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Përse ike në Amerikë?
Shqipe: Kam shkuar për të takuar njerëzit e mi.
Ronaldo: Ke njerëz në Amerikë?
Shqipe: Patjetër, kam familjen e babit.
Ronaldo: Seriozisht? Dhe ti rri në Shqipëri?
Shqipe: Unë rri në Shqipëri sepse kam emrin Shqipe, gjithashtu babi e do shumë Shqipërinë, normalisht arsyeja ime kryesore janë prindërit që rri në Shqipëri. Të ishte për mua do isha larguar me kohë, duke qenë se nuk është në dorën time.
Ronaldo: Sa ditë qëndrove andej?
Shqipe: Kam qëndruar 10 ditë, por kanë qenë shumë intesive. Kur njerëzit thonë se jeta është shumë e shpejtë është e vëtetë. Ditët kalojnë shumë shpejt, njerëzit vetëm vrapojnë, nuk është si të shkosh nga ‘Nënë Tereza’ deri te Piramida. Vajtje-ardhje në një zonë të mirë deri në “Fifth Avenue” do një orë e gjysmë, dy. Aty je aq afër sa je larg, ti e shikon je afër ama ai “Steak House” aty kushton 2000 dollarë.
Ronaldo: U fute te vendet që janë 2000 dollarë?
Shqipe: Po dhe jam futur, tani varet a paguaj unë. (qesh) Unë kam njerëz që kanë restorante, vila…
Ronaldo: Dhe ti vazhdon të rrish në Shqipëri?
Shqipe: Ti e di unë jam njeri shumë i thjeshtë. Nuk është se i reklamoj këto gjëra.
Ronaldo: Sa shkoi kostoja e këtij udhëtimi, më shumë se 50.000 euro?
Shqipe: Sipër kanë shkuar… Nuk është se kam paguar vetëm unë, edhe njerëzit andej. Se po nuk pate njerëz, nuk i shijon dot të gjitha gjërat. Amerika nuk është për këdo dhe ëndrrën amerikane nuk mund ta shijojë kushdo. /TAR/