Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mbërriti një zarf i bardhë, në të cilin kishte një njoftim të papritur për banorët.  Zarfi, i hapur nga Aldo, komunikoi për një konferencë për shtyp për dy të nominuarit e kësaj jave, Xumi dhe Egli.

Këta të fundit iu përgjigjen të gjitha pyetjeve të shumta që patën banorët e tjerë për ata.

Konferenca për shtyp ka pasur një sërë pyetjesh të drejtuara nga “gazetarët”, duke përfshirë temat më të nxehta dhe momentet e tensionuara mes banorëve.

Gjatë bisedave, u panë edhe disa ngacmime të vogla dhe shkëmbime të humorit, por ajo që na ka tërhequr vëmendjen ka qenë deklarata e Klajdit.

“Duke marrë parasysh se e fitove pëlqimin e pjesës më të madhe të banorëve, të përgëzoj për këtë. Por siç jam i vërtetë, i drejtë dhe i sinqertë, do t’i ngelem deri në fund një mundësie për shokun tim Xumin. Edhe pse ma more zemrën me atë që the, por paralelisht edhe Xumi me shoqatën që ka për bamirësi”, tha Klajdi.

Por jo vetëm kaq, pasi ai ka deklaruar se ishte e pamundur të mos biesh në dashuri me një femër kaq të bukur dhe me super personalitet si Egli.

Klajdi ka pranuar gjithashtu se ka pasur një lloj ndjenje për Eglin, por ka shtuar se Xumi ishte ai që e ka shprehur ndjenjën e tij më parë, duke hapur kështu mundësinë për të dhe duke e lënë rrugën të hapur për të.

“Çdokush nga ne këtu i mjaftonte një fije shumë e hollë për t’u dashuruar me ty, për të mos thënë që do isha unë i radhës. Fati i Xumit që ishte i pari që e shprehu këtë gjënë dhe unë hapa krahun për atë ndjesinë që ti më dhe”, tha ai.

Kjo deklaratë shkaktoi konfuzion mes banorëve (dhe jo vetëm). Megjithatë, Klajdi theksoi se nuk dëshiron që të përfitojë nga një deklaratë e tillë për t’u bërë protagonist.