Neda Balluku ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”. Ajo foli gjithashtu edhe për marrëdhëniet që ka sot me3 ish-banorët, por edhe mbi situatat aktuale në vend.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?
Neda: Orin sigurisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.
Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur “Big Brother”?
Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.
Ronaldo: A do ta ribëje “Big Brother”?
Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).
Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?
Neda: Ronaldo Sharkën.