Pavel Podkolzin, një rus 40-vjeçar, vendosi rekordin botëror duke u bërë futbollisti më shtatlartë për të gjitha kohët. Shtartlartësia e njeriut që më parë ka qenë basketbollist, është plot 2 metra e 26 centimetra. Ai u bë pjesë e një skuadre amatore ruse, Amkal të Moskës. Pak ditë më parë, Podkolzin luajti në një ndeshje të raundit të dytë të Kupës së Rusisë ndaj rivalit FC Kaluga, duke vendosur edhe rekordi.
Më herët, këtë rekord e mbante futbollisti amator gjerman Xhonatan Merç, I cili është 24 vjeç. Ai debutoi në këtë ekip në 2020, kur vendosi edhe rekordin. Podkolzin më herët luajti basketboll në Rusi dhe arriti deri në NBA në vitet 2004-2006.


