Të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin, këtë javë kanë qenë live nga Turqia, Lei Kraja me Eni Shehun dhe disa prej ish-banorëve të edicionit të katërt të BBV. Dy moderatorët zbuluan më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të “Pushime On Top” që do të fillojë në ekranin e Top Channel.
Si do të jetë ky sezon i ri? Çfarë të rejash do të kemi nga emisioni veror?
Shumë kemi xhiruar dhe jemi deri sa të fillojmë transmetimi me datë 23 qershor. Çdo gjë dhe çdo ditë do të jetë e ngarkuar deri nga mesi i gushtit. Destinacionet e huaja janë edhe këtë vit. Ky serial është risi për këtë vit që ne eksperimentuam dhe do t’ia dalim më së miri që të sjellim 8 episode me këta personazhe të momentit që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë verës në ekrain e Top Channel.
Këtë sezon do të ketë dhe personazhe të rinj që janë përfshirë në program. Eni Shehu zbuloi se:
Ne jemi pak të shkëputur këto ditë nga pjesa tjetër e stafit që vazhdon të punojë. Kemi Dea Vierin dhe Grinesin, të dy kanë një rubrikë shumë të këndshme rreth agroturizmit dhe turizmit rural në Shqipëri që është një temë kryesore e këtij viti. Fryma e re e tyre do të sjellin edhe këtë pjesën e panjohur që është edhe shumë atraktive për syrin në televizion.
Lei në fund të intervistës ka falenderuar edhe Blerina Shehun për punën e saj në “Pushime on Top”.