Një grup hajdutësh kanë hyrë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez, ku kanë vjedhur orë dhe bizhuteri luksoze, me vlerë 800 mijë euro.

Mediat e huaja shkruajnë se hajdutët kanë hyrë brenda shtëpisë nga dritarja dhe kanë përfituar nga fakti se trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë ishte jashtë me bashkëshorten e tij, Beth Thompson, për rreth 4 orë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Cascais, në një distancë të shkurtër me makinë në perëndim të Lisbonës.

Policia dyshon se hajdutët e dinin që çifti do të dilte dhe bënë një kontroll të plotë në çdo dhomë për sende me vlerë, të bindur se kishin disa kohë për të vepruar pa u kapur.

Gjithashtu raportohet se forca policore PSP e Portugalisë, e cila po drejton hetimin për vjedhjen me thyerje, po përqendrohet në teorinë se ajo është kryer nga një bandë e huaj e specializuar në grabitje pronash të nivelit të lartë.

Nga ana tjetër, trajneri Roberto Martinez e udhëhoqi ekipin portugez drejt titullit të Ligës së Kombeve për sezonin 2024-2025.