Vitet kalojnë, por Nebahat Çehre duket sikur ka gjetur mënyrën për t’i sfiduar ato. Aktorja që për publikun shqiptar njihet si Valide Sulltanem e “Sulejmani i Madhërishëm” dhe Firdevsin në “Dashuri e Ndaluar”, vazhdon të tërheqë vëmendjen me energjinë dhe pamjen e saj. Por cili është sekreti pas këtij vitaliteti?
Nebahat Çehre e ka zbuluar vetë, të paktën pjesërisht. Gjatë një takimi me gazetarët në Bebek, ku foli për projektet e saj të reja dhe angazhimet e shumta, aktorja u pyet pikërisht për mënyrën se si arrin të ruajë këtë energji ndër vite.
Përgjigjja e saj ishte e thjeshtë, por domethënëse. Aktorja theksoi se një pjesë e rëndësishme e mirëqenies lidhet me të diturit se çfarë të bën mirë dhe me guximin për të zgjedhur veten.



