Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë sociologia Eva Sinanaj. Ajo ka folur më shumë mbi marrëdhëniet në çift, tradhtitë, por dhe personat e tretë… Kush gabon dhe kush vuan më shumë në këtë raport?
Nëse kalojmë pak nga “Big Brother VIP 4”, G-Bani i shprehu ndjenjat Danjës, e cila është në një raport dashurie. Si e komenton?
Brenda “Big Brother”, shumica e gjërave thuhen në kuadër të lojës. Janë dhe në televizion. Nuk e dimë realisht se çfarë bën G-Bani në jetën e tij të përditshme, jashtë kamerave. Megjithatë, nëse është në kuadër të lojës, bën një sens logjik. Nëse ai vërtet ka filluar që të ketë ndjenja për Danjën, atëherë është e drejta e njeriut që të pëlqejë këdo, pavarësisht nëse dikush është i impenjuar ose jo.
Por a bëri ai mirë që ia shprehu ndjenjat?
Kjo varet nga secili individ. Nëse nuk e shprehin, mund të kenë vuajtje më të madhe.