Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku bëri parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e njohur, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, e pyetën atë edhe në lidhje me disa deklarata të bëra së fundmi nga personazhe të njohur të ekranit.
Gjatë një interviste, reperi i njohur tha se nëse kryeministri Edi Rama do t’i propozonte një post në qeveri, ai do të pranonte ‘100 për qind një rol si ministër i Kulturës apo zëvendësministër i Rinisë’.
Pjesë nga intervista:
Neada: Meri ne po presin do bëhet Noizy ministër Kulture apo jo, se ky ka qenë lajmi i ditës.
Meri: Po u bë Noizy ministër i Kulturës, unë marr pasaportën dhe iki fare nga Shqipëria
Enxhi: Do marrësh azil?
Meri: Do marr azil (qesh)
Neada: Jo Meri se na duhesh
Blendi: Po ta provojmë dhe këtë
Meri: Po pse mos ta provojmë
Blendi: Aq burra sa janë bërë ministra, ka plot që kanë qenë shumë më keq se sa Noizy, prandaj them ta provojmë
Meri: Nëse është për të zgjedhur diçka që është më keq, atëherë s’di ça të them
Enxhi: Eksperiment social
Meri: Ne jemi në një vend të lirë, nuk dua t’a diskutoj këtë.