Valer Kolnikaj aktualisht ushtron profesionin e mjekut, por më herët ka qenë pjesë edhe e modelingut.

Ish-banori i “Big Brother” ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e luan Top”-i në Top Channel, ku u pyet nga moderatorja e njohur, Erjona Rusi, në lidhje me një kalendar nudo.

Madje Erjona e ngacmon duke i thënë nëse ka të njëjtin fizik siç ka pasur më parë kur ka bërë disa foto ‘hot’. Valeri u ngrit në këmbë ku hoqi xhaketën dhe tregoi trupin e tij si dhe tatuazhet që ka të gdhendur.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Ti ke thënë mos gabohem se do bësh një kalendar me foto “hot”, pra me foto të nxehta, nudo

Valer Kolnikaj: Gjatë kohës që isha model, ishte ajo pjesa që ngacmoja vazhdimisht, se ishte risi që një djalë në Shqipëri me mentalitetin e asaj kohe bën foto të zhveshura. Ok, isha model dhe më ka hije sepse isha në pjesën e punës që po bëja. Po sot po shoh që po zhvishen të gjithë pa qenë model dhe pa qenë asgjë. U bë trend nga njerëzit e tjerë duke marrë shembull. Unë jam mësuar që të jem shumë koherent në jetë me çdo gjë që them dhe bëj.

Erjona Rusi: Pra do ta bësh një kalendar të tillë së shpejti?

Valer Kolnikaj: Mbetet për tu parë se unë kam thënë kur të jem 40 vjeç, tani jam 37.

Erjona Rusi: Do presim edhe 3 vjet.