Aktori i humorit, Elvis Pupa, ka trazuar rrjetin me një postim të bërë së fundmi. Edhe pse prej vitesh i mungon ekranit shqiptar, ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, ai ka lënë shumë dyshime për rikthimin e tij në ekranet shqiptare. Madje, kanë nisur edhe aludimet se ai mund të bëhet pjesë e “Big Brother VIP2.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

“Respekte!

Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje:

Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:

Te marketi i lagjes?

Në autobusin e unazës?

Apo në ndonjë reality-show…?

Më thoni, që t’ju them”, shkruan Pupa.

Por ai nuk e ka lënë vetëm me kaq, pasi në “Instastory” ka bërë një tjetër postim ku në të shkruan:

“A do donit më shumë të qeshura në BBV Albania?”. Tani nuk na ngelet tjetër veçse të presim prime-t e reality show-t për të kuptuar nëse do jetë apo jo pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.