Xheneta Fetahu ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka patur një rrëfim emocional për jetën e saj private. Gjatë intervistës me Erjona Rusin, ajo ndali pak edhe te këngëtari i njohur, Gjesti.
Moderatorja e njohur e pyeti nëse do të takohej me Gjestin dhe Xheneta dha një përgjigje të gjatë, por në linja të trasha, theksoi se është gjithnjë prezente për të, pa kamera, duke nënkuptuar që këtë mbështetje e jep nga zemra, jo për vëmendje.
“Që ta kisha vazhduar jetën më e lirshme dhe të flas me të, pa qenë në ndikimin e dikujt, patjetër që po (do e takoja). Vetëm të ngelet respekti. Edhe nëse nuk kemi lindur për njëri-tjetrin…të jetë respekti”, tha Xheneta Fetahu.
PO gjatë kësaj interviste, ajo nënvizoi se kanë qenë afër njëri-tjetrit në momente të vështira.