Vajza shqiptare me origjinë nga Shkodra, e cila ka përfaqësuar SHBA në “Miss Globe”, Samantha Shkreli, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyeti Samanthën në lidhje me “Big Brother VIP”.
“A do ta mendoje të hyje në “Big Brother VIP Albania”, nëse do të të vinte një ftesë e tillë?”, ishte pyetja e Sharkës.
Bukuroshja nga Shkodra u shpreh se do e kishte provuar si eksperiencë nëse do i vinte ftesa.
“Është një shans për të pasur një platformë më të madhe, gjëja më e rëndësishme për mua është se dua të përdor zërin tim, platformën time, të përdor zërin që të ndihmoj sa më shumë njerëz që kam mundësi. Për mua “Big Brother” është një shans që ta bëj këtë”, tha ajo.
“Mendon se një shembull ndryshe si ty, mund ta fitonte “Big Brother” pa agresivitet, pa dhunë, pa të bërtitura, por duke ngritur zërin ndaj kauzave?”, e pyet më pas moderatori dhe Shkreli u përgjigj:
“Po, sepse jam një femër shqiptare, dhe femrat shqiptare janë shumë forta”.




