Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP 4” kanë zgjedhur liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, rol që për disa ditë e kishte Krisa. Kjo e fundit la mbrëmë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku në nominim ishin të gjitha vajzat.
“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider. Këtë rol e fiton ai/ajo që ka më shumë vota”, thuhej në zarfin e dërguar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë me shumicë votash banorët kanë zgjedhur Gjestin si lider të shtëpisë së BBV 4 për këtë javë. Ai fitoi me një votë kundër Aldos, i cili mori 5 vota.