E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara Tito ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
Teksa po fliste për Luizin, moderatorja e dashur për publikun e përshkroi atë si një “baba të shkëlqyer”.
Ndërkohë, teksa në studio u diskutua tema e tradhtisë, e pyetur nga moderatoret, Kiara Tito u shpreh duke thënë “nuk e kam provuar si ndjesi”.
“Kiara do e falje tradhtinë?”, ishte pyetja që iu drejtua moderatores së “Portokallisë”, e cila u përgjigj:
“Nuk e di po se provove si do reagosh. Është e thjeshtë të gjykosh nga jashtë. Në lidhje dashurore jam më strikte se në raportet shoqërore. Dua burri të më respektojë dhe ta respektoj, kjo është mungesë e madhe respekti. Por nuk e di si do reagoja…”.