Në panelin e “Goca dhe Gra” ishte mbrëmë e ftuar Livia Brunga, e cila ka bërë deklarata të forta ndaj ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Mevlan Shaba.

Por jo vetëm kaq, pasi në fund të intervistës, Rudina Dembacaj e pyeti atë nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP 4”.

Brunga u shpreh se ‘është një moment i vështirë’ dhe shtoi se ‘do ta marrë në konsideratë vetëm në Top Channel, Shqipëri’.

“Sigurisht që është një moment pak i vështirë, por  nëse unë do të vendosja të hyja në Big Brother, unë e marr në konsideratë vetëm në Top Channel, në Shqipëri. Kisha mundësi që ta bëja edhe në Itali”, tha Livia.

Ndërkohë Einxhel Shkira duke qeshur iu drejtua duke i thënë:

“Ju të Italisë kur të vini në Shqipëri keni më shumë sukses, por të shohim në dhjetor”.