Gazetarja Trevisa Tufa, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka folur për karrierën e saj në gazetari si dhe planet për të ardhmen.
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Stenaldo e pyeti nëse e ka menduar ndonjëherë që të bëhej pjesë e “Big Brother”. Trevisa u përgjigj me ‘jo’ dhe sqaroi arsyet se pse nuk mund të bënte një eksperiencë të tillë.
Stenaldo” Ke menduar për shembull për ndonjë trampolinë të tipit reality show, “Big Brother”, të ka shkuar në mendje?
Pjesë nga intervista:
Trevisa: Jo, të them të vërtetën.
Stenaldo: Pse? Mendon se duhet ndonjë guxim që ti nuk e ke?
Trevisa: Është një karakter që unë nuk e kam se jam shumë e brishtë. Qaj shumë, kam nevojë shumë për prindërit gjatë gjithë kohës. Jam shumë e lidhur me ta si dhe me motrën. Nuk mund t’a bëja.
Stenaldo: Jeni vetëm ju të dyja?
Trevisa: Po. Do dilja për dy ditë. E nëse do më preknin në pika të dobëta të miat, si familja apo puna ime, nuk duroj dot.
Top Channel
