Këngëtari i njohur, Rilind Alimani, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Artisti i talentuar foli më shumë rreth këngës së tij që është bërë mjaft virale, “Edhe malet”.
Këngën në fjalë, Rilindi e këndoi edhe në “Big Brother VIP 5”, kur Keijsi kishte kërkuar që t’i bënte një surprizë Stelinës.
Ndërkohë moderatori i njohur e pyeti këngëtarin:
“Po nëse do të të kishin ftuar nga “Big Brother” që të ishe banor, a do pranoje?”.
Alimani u përgjigj duke thënë se ‘për të performuar do ishte shumë në rregull’ dhe pastaj shtoi: ‘Qëndrimi im aty do ishte dy javë, nuk do rrija shumë brenda’.
“Për të performuar do ishte shumë në rregull. Por për për të marrë pjesë në “Big Brother”… Kam shumë punë të tjera. Por qëndrimi im aty do ishte dy javë, nuk do rrija shumë brenda. E kam një të mirë, që nuk do dashurohesha aty brenda. Dashuria është vetë jeta”, u shpreh këngëtari i njohur.



