Ekipi ligjor i reperit Diddy po shqyrton nëse do të aplikojë për ‘arrest shtëpiak’ ndërsa ai pret dënimin më 3 tetor. 

Cobbs u shpall fajtor për dy akuza për transportim personash për qëllime imorale, por u lirua nga akuzat më serioze të formimit të një organizate kriminale dhe trafikimit seksual.  

Avokati i reperit, Mark Anifilo, i tha TMZ se klienti i tij e pranon nevojën për trajtim, si për problemet e menaxhimit të zemërimit ashtu edhe për abuzimin me substanca. 

Siç tha Anifilo, burgjet nuk janë mjedisi i duhur për të ofruar ndihmën e nevojshme. Ai madje u pyet drejtpërdrejt nëse Diddy do të kërkonte ‘arrest shtëpiak’, dhe ai u përgjigj se kjo është një mundësi që mbetet e hapur. 

Edhe pse Anifilo e përshkroi propozimin për ‘arrest shtëpiak’ si një “mundësi”, ai shtoi se tashmë ka filluar të mbledhë një ekip ekspertësh për të mbështetur Diddyn në rast të mbikëqyrjes me kusht, me trajtimin e detyrueshëm si një kërkesë kryesore. 

Vetë Diddy, sipas Anifilos, e ka pranuar se ka nevojë për mbështetje psikologjike. Përfaqësuesi i tij ligjor theksoi se Diddy është i përkushtuar ta përdorë kohën e tij në burg për të adresuar problemet e tij dhe për të filluar rehabilitimin e tij personal.