Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kanë nisur që të njihen me njëri-tjetrin. Gjatë bisedave të ndryshme ditën e sotme, nuk kanë munguar ngacmimet e para, të qeshurat, kënga, dhe komplimentat.

Teksa Seno po bisedonte me Lorna, ai në një moment i thotë se ‘është luftarake’ dhe ‘simpatike’.

Pjesë nga biseda:

Seno: Je luftarake, me ty mundemi me luftuar hasmin

Lorna: Vërtet?

Seno: Po

Lorna: Ashtu dukem?

Seno: Apo do jem hasmi jot?

Lorna: Jo mo, pse duhet të jesh hasmi im. Varet si e bën vete, po u rrotullove

Seno: Ishte batutë, doja me të thënë se je shumë simpatike

Lorna: Po, batutë se isha shumë simpatike. Faleminderit

Seno: Batutë e vërtetë