Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka vendosur të flasë pa dorashka! Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku e pyetur nga dyshja Juli dhe Xhemi, Greta ka zbuluar detaje që nuk janë parë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërsa raportin me Selinën e përshkruan si “thikë me dy presa”, duke pranuar se në disa momente ka ndjerë edhe ngarkesë emocionale si një barrë shtesë:
“Jemi dy karaktere të ndryshme, unë më e ndjeshme dhe Selin më e ftohtë”, tha ish-banorja e BBV 5.
Pyetjes me humor të Julit se a mund të jetojnë në një shtëpi bashkë, Greta po me humor i përgjigjet:
“Jo nuk do jetojmë në një shtëpi bashkë”.
Situata kalohet me humor ku Juli i përgjigjet po me batutë: “Po ku jetohet me Selinën në një shtëpi!”.
Vëmendje iu dha edhe raportit Gimbo – Selinë. Greta beson se mes Gimbos dhe Selinës ka kimi të fortë. Sipas saj, edhe pse ai ka një natyrë më të afërt dhe ajo më të ftohtë, mes tyre mund të ketë një të ardhme.
Pavarësisht gjithçkaje, Greta nuk harron të falënderojë formatin, duke e cilësuar si një eksperiencë për të cilën do të jetë gjithmonë mirënjohëse.


