E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5”. Si e sheh ajo lojën e banorëve?

Pjesë nga intervista:

Si e komenton raportin mes Brikenës dhe Mateos? Pse ajo e shpëtoi tek zinxhiri i shpëtimit?

E shpëtoi sepse i leverdis romanca për momentin, ajo gjëja që ata kanë. Ajo po del në çdo prime me Mateon, mirë apo keq nuk ka rëndësi, ajo e merr kohën e vet televizive. E ka të ndarë në mendjen e saj se deri ku mund të shkojë kjo marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë që asaj nuk i duhet për lojë. I duhet për lojë, prandaj e shpëtoi. Nuk shoh fare finalizim, as një puthje. Kur unë them që nuk shoh asgjë, është sepse vërtet nuk shoh asgjë, nuk e kam personale as me Mateon, as me Brikenën. Për mua, ajo është një ndjenjë që nuk do lindë. Brikenën e shoh shumë larg dhe shumë të distancuar ndaj një tipologjie djali si Mateo.

Mateo e pëlqen apo aktron?

Mateo e pëlqen, normale. Nuk aktron. Mateo ndoshta e pëlqen edhe më shumë se sa e ka pëlqyer dikur, sepse është kjo vajza e bukur, 2 metra, që pëlqehet dhe nga publiku, ka këtë imazhin televiziv. Djemtë kanë një gjë me imazhin televiziv, fiksohen me imazhin televiziv te një vajze. Kjo i ka ndodhur dhe Mateos. Mateo nuk po e shikon më Brikenën si vajzën nga Vushtria, që i kanë ndodhur gjithë ato drama. Tani e shikon si diva, Miss.

Është e qartë marrëdhënia e tyre. Brikena nuk po kërkon një djalë si Mateo, as të ngjashëm, as të përafërt. Për sa i përket asaj që thotë se nuk ka ndjenja, jam dakord. Por sjellja e saj, distanca e saj dhe muri që ajo vendos, tregon që ai nuk përmbush kriteret e saj. Nuk ka asgjë gabim në këtë mes, por nuk është çështje ndjenje, është çështje kriteresh. Pavarësisht se Brikena shprehet se do diçka të thjeshtë, bukë, kripë e zemër, nuk janë në përputhje me atë që ajo vepron. /TAR/