Mardiola Baco ishte një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana me Ronaldo Sharkën, ku komentoi rikthimin e Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Pjesë nga intervista:

Rikthimi i Eglit, emocionet e forta në prime, por edhe veshja e saj e bardhë, ja si u komentuan.

Personazh është edhe te ‘prime’ me Ledionin, kur qante. Fustani i bardhë që kishte veshur ishte fustani i hakmarrjes. Nuk veshi të zi për të mos qenë personazhi negativ. Nusja që ti nuk do të kesh kurrë, ishte kuptimi i fustanit

A do të kthehet më ajo në krevat me Gjestin?

Edhe mund të kthehet në krevat me Gjestin, i justifikon me ndjenjën, lotët në ‘prime’ ishte karremi për publikun, për Gjestin… Qëllimi i atij që krijon është që produkti të shitet.

Si shpjegohet rritja e ndjekësve të “Instagram”-it të saj, pas daljes nga BBV?

Ne si popull nuk të ndihmojmë kurrë. Nuk e dimë çfarë është të ndihmosh dikë. Ti që kur e përmend nuk ke ndihmuar, ke kënaqur veten tënde. Njerëzit ndjejnë empati se duket sikur bëhen njësh me personazhin, të mëshirojnë.

A do e fitojë Egli BBV?!

Absolutisht jo. Pak vëmendjen ia rrëmbeu 9 ditëshin e saj të famshëm, por nuk e besoj që e fiton.