Pas bisedës që Selin pati me Juxhinin, ku ky i fundit i dha disa këshilla në lidhje me banorin, ajo vendosi që të fliste edhe me Kristin për këtë temë.

Teksa po qëndronin në lavanderi, Selin shprehet se i ka thënë Mirit që:

“Njerëzit jashtë e njohin për atë Mirin këngëtar, djalin e mirë dhe familjar, djali i shoqërisë. Nuk ke nevojë që këtu të ndryshosh gjithë gjënë tënde. Ruaje atë esencën”.

Më pas banorja pyet Kristin: “Mendon se duhet të iki nga krevati?” dhe ai iu përgjigj: “Mendoj se duhet të ikë ai nga krevati”.

Pjesë nga biseda:

Selin: Do ja them sot, para Prime-t sepse nuk dua…

Kristi: Ku do vesh?

Selin: Dua t’ja them sot këtë që më tha Juxhini, se në momentin që mund të diskutohet në Prime nuk dua të da… se nuk dua ta krijoj këtë lloj marrëdhënie.