Sapo ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Luiz Ejlli ka nisur duke ngacmuar banorët në gjërat që ata kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre aty.

Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t teksa po pyeste Stenaldon për Juelën, i bëri një premtin. Që nëse do të martohej brenda në shtëpi, me njërën nga banoret, ai do negocionte me Vëllain e Madh që t’i sillte këngëtarin apo grupin që donte.

Më pas në një moment ai i drejtohet Juelës dhe e pyet nëse do bënte një damsë në BBV me Stenaldon dhe banorja tha se ‘edhe do e kisha bërë’.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Pasha Zotin, po u martove, me kë të duash ti

Stenaldo: Po

Luizi: Me kë të duash ti avazh pak se nuk u lirua, por po them me një që bie dakord, burrash unë, ti e di që unë hy në negociata me Vëllain e Madh

Stenaldo: Po

Luizi: Po nuk të solla unë këngëtarin që do ti të këndojë këtu

Stenaldo: E ke thënë

Luizi: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, vërja gishtin ti. Kë të duash ti, grup, këngëtar, këngëtare, edhe në qoftë se është shtatzënë

Stenaldo: Do të marr ty

Luizi: Mua me ke të shtëpisë, unë jam prifti. Juelë a do kishe bërë dasmë me Stenaldon?

Juela: Edhe e kisha bërë.