Moderatorja e njohur, Atalanta Kërçyku, ishte sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur rreth emisionit të saj më të ri, “Albanian Brand” që do të transmetohet në ekranin e Top Channel.
Por jo vetëm kaq, pasi gjatë intervistës, Ronaldo i bën dhe një pyetje që e vendosi Atalantën në siklet.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: A do martoheshe me mua?
Atalanta: Do pimë një kafe pastaj bashkë?
Ronaldo: Jo, realisht, më thuaj mendimin tënd të sinqertë. Kam shumë nevojë ta di si më sheh mua një grua, pak më në moshë se unë dhe me pak më shumë vite karrierë se unë. Ti do më shihje si një mashkull potencial për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë me mua? Më thuaj të vërtetën.
Atalanta: Për aq sa unë të njoh, ti gëzon cilësi shumë të mira dhe është shumë me fat ajo që do të të marrë.
Ronaldo: Për mua ka paragjykime pafund. Ti do e kishe problem?
Atalanta: Ai njeri që do të të dojë, nuk do i interesojë asgjë. Njeri që të do, edhe për atë gjënë më të fortë, që do të dijë se është e vërtetë, do të të adhurojë. Dhe këtë gjë mbaje këshillë nga unë. Kurrë mos e ul veten për një person. Atë pyetje bëja të parën, mos prit që pas 5 vitesh të ta hapë atë temë dhe ti të shohësh një version ndryshe.