Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, me Salsano Rrapin dhe Edea Demaliajn. Ajo ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e saj në televizion.
Pjesë nga intervsita:
Çfarë profesioni do kishte Enxhi nëse nuk do ishte këngëtare apo prezantuese?
Do merresha me politikë, ose mund të isha një psikologe e mirë.
A është Shqipëria vendi ideal për Enxhin?!
Shqipëria është vendi ideal sepse ka shumë gjëra për të kontribuar. Arti është forma më e mirë për të treguar gjërat që ti nuk i pëlqen dhe mund t’i ndryshoje, është misioni i shpirtit tim të lë gjurmë.
Më e bukura në Top Channel?!
Xhemi Shehu.
A do merrte pjesë Enxhi Nasufi në “Big Brother VIP”?!
Jo. Kam hyrë në një rrugë me këngë, projekte, e dua energjinë këtu, dua të fokusohem te këto gjëra. S’dua të bëj zhurmë me gjëra të tjera.
Ndër të tjera, Enxhi Nasufi zbuloi detaje nga kënga e re, teksa pranoi se është dedikim për ish-partnerin!