Gjashtë banorët e “Big Brother VIP 5” që ishin izoluar në akuarium dolën mbrëmjen e sotme nga aty. Vëllai i Madh u ka dhënë atyre një sfidë, të cilën duhet që t’a kryejnë me sukses, përndryshe do të rikthehen aty me një afat të pacaktuar.

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri nuk do të komunikojnë me pjesën tjetër të banorëve, përveçse me njëri-tjetrin.

“Banorë, Vëllai i Madh ju jep mundësinë që të dilni nga akuariumi, por me një kusht. Kur të shkoni në shtëpi nuk mund të komunikoni me asnjë prej banorëve, përveçse me njëri-tjetrin. Në rast se dikush prej jush thyen rregulloren, do të riktheheni të gjithë bashkë në akuarium për një kohë të pacaktuar. Vëllai I Madh do t’ju njoftojë për pëfundimin e sfidës”, shkruhej në zarfin e bardhë.